Rregullatori i energjisë në Mbretëri të Bashkuar bëri të ditur se kufiri mbi çmimet e energjisë po rritet me një rekord prej 54 për qind për shkak të kostove në rritje të gazit natyror. Nga 1 Prilli rreth 22 milionë familje në Britaninë e madhe do të përballen me fatura marramendëse të energjisë dhe gazit. Kjo do të bëjë që fatura vjetore për konsumatorin mesatar të shkojë deri në 1,971 paund.

Njoftimi për shtrenjtim të çmimit të energjisë dhe gazit rritë edhe më shumë një krizë të kostos së jetesës në Mbretëri të Bashkuar, njoftimi është bërë më herët nga qeveria britanike ndërkohë që qytetarët po vihen në dijeni edhe nëpërmjet faturave.

Shefi i Thesarit, Rishi Sunak, njoftoi menjëherë një paketë masash për të ndihmuar miliona njerëz, përfshirë ata me të ardhura më të ulëta në mënyrë që të përballen me rritjen e madhe të faturave të gazit. “E dimë që kjo është një rritje shumë e madhe, por ne jemi këtu për të ndihmuar”- shkruhet në faturë. Lexo.al/