Kjo e mërkurë ka shënuar ditën e 14-të luftës në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba në Turqi. SHBA është shprehur e shqetësuar nga vendimi i Polonisë për të dorëzuar avionët e saj Mig-29-ët e tyre në bazën amerikane në Gjermani.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë për mediat është shprehur se dërgimi i avionëve që nisen nga një bazë e SHBA dhe NATO-s në Gjermani drejt një vendi që është në luftë është shqetësuese për aleancën.