Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka bërë me dije se pavarësisht situatës së vështirë energjetike në vend për shkak të thatësirës por dhe situatës gjeopolitike, nuk do të mungojë energjia elektrike dhe nuk do të ketë as rritje të çmimit.
“Kushte të mira ne konsiderojmë kur të kemi shira në kaskadën e Drinit. Menaxhimi i KEESH ka qenë persistent, është menaxhuar situata mirë. Të gjitha të dhënat që drejtori i KEESH sapo dha tregojnë qartë se kjo situatë po menaxhohet, e gjithë ndërmarrja e KEESH është në krye të detyrës.
Ajo që ne garantojmë dhe është e rëndësishme që ta themi është se energjia nuk do të mungojë për qytetarët, qeveria ka marrë përsipër që të mbulojë shpenzimet e shtuara për familjarët dhe biznesin e vogël, kemi mbrojtur dhe 7 mijë për biznesin e mesëm. Çfarë drejtori tha më sipër tregon dhe njëherë të gjithë angazhimin tonë për të ofruar energji pa ndërprerje”, tha Balluku.