Ushtria ruse vret çdo ditë ukrainas, ushtarë, civilë dhe fëmijë dhe njerëzit kanë frikë nga kalojnë natën në shtëpi për shkak të sulmeve me raketa dhe bombardimeve, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili filloi një fushatë kundër propagandës dhe dezinformimit të Moskës zyrtare.

”Si mund të ndihmoni? Duke ndarë të vërtetën”, shkruan Blinken në Twitter.

Ai publikoi edhe një video prej dy minutash e gjysmë, me titull “E vërteta rreth luftës së Putinit”.

Në këtë video katër të rinj ukrainas, Darya, Kyrylo, Bozhena dhe Victor tregojnë në anglisht dramën e luftës dhe ftojnë të gjithë ndajnë mesazhe për të ndaluar gënjeshtrat e Kremlinit dhe për të ndihmuar Ukrainën.