Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dorëheqjen e Grida Dumës si nënkryetare e Partisë Demokratike, duke thënë se e mirëpret atë dhe gjithë demokratët e tjerë që t’i bashkohen.

I pyetur se çfarë diagnoze i jep Lulzim Bashës, si mjek, meqë ai nuk pranon të japë dorëheqjen si kryetar i PD, Berisha u shpreh se “Nuk ka lidhje as me ndonjë sëmundje zemre, as ndonjë proces psikik, ka lidhje thjesht me të qenit peng. Pengu nuk e kontrollon dot veten”.

“Mirëpres e vlerësoj cdo deklaratë të deputetëve, mirëpres bashkimin e tyre me grupin e deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, dhe i garantoj se ky bashkim ka në bazë vlerësimin e palëkundur të kontributeve të gjithsecilit në PD. Këtë Sali Berisha e ka afirmuar disa herë. Përndryshe, Komisioni i Rithemelimit është i përkohshëm, i zgjedhur në një Kuvend dhe në Kuvendin e ardhshëm nuk do të ekzistojë. Secili do ketë të drejtë të kandidojë për organet e PD, me kushtin e vetëm që të pranojë votën e lirë të demokratëve shqiptarë. Basha nuk është kryetar i PD, por i Edi Ramës, i bunkerit dhe i askujt tjetër”, tha Berisha.