Anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të drejtuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka kanë zhvilluar një sërë takimesh në institucionet e Kosovës. Delegacioni shqiptar u prit në Kuvend nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vizitë që pasoi me dy takime të tjera, njëri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësisë, ku u pritën nga ministrja, Albulena Haxhiu.
Në vizitat e kryera temat kryesore të diskutimeve ishin: shkëmbimi i përvojave parlamentare, intensifikimin e bashkëpunimit, strategjinë e përbashkët politike, ekonomike dhe të sigurisë. Takimi u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe.
Në linqet më poshtë informacion i zgjeruar mbi vizitën e delegacionit shqiptar në Kosovë.
Link:https://gjk-ks.org/nje-delegacion-i-kuvendit-te-shqiperise-vizitoi-gjykaten-kushtetuese/