Sot në Tiranë është dita pa makina. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili shkruan se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor.

Rama shkruan se dita pa makina i jep një cilësi jete më të mirë hapësirave publike të komuniteteve tona.

“DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona” shkruan Rama.