Një valë e re e ngritjes së çmimeve për produktet ushqimore ka goditur vendin, veçanërisht vajin ushqimor. Një litër vaj në një prej operatorëve ekonomik, që posedon dhjetëra pika shitëse në nivel vendi, ka ngritur çmimin e vajit 2.29 centë. Derisa në disa operatorë të tjerë, ky produkt ushqimor ka arritur deri 1.99 euro.
Një mrekulli e re për humbjen e peshës! 19 paund në 3 javë. Në disa markete të tjera çmimet e vajit mbeten me çminim e ngritur pas pandemisë 1.85 euro. E në disa sosh, përkundër ngritjes së çmimeve, pati rafte të zbrazura. Përveç shtrenjtimit të karburanteve që kanë arrit deri 1.65 euro, edhe produkti tjetër strategjik për vendin, mielli ka arritur në 60 euro për 100 kilogramë miell.
KosovaPress dje ka raportuar edhe për rritjen e çmimeve të produkteve tjera ushqimore, duke paralajmëruar shtrenjtim të miellit dhe bukës.