Nga Eduard Zaloshnja
Pavarsisht sesi do të përfundojë numërimi i votave të 6 bashkive (me gjasa nesër), një gjëmund tëparashikohet me siguri qysh sot: Gjysma opozitare e elektoratit do të jetë e ndarë në dy pjesë. Pjesa pro Berishës&LSI mund të jetë më e madhe se ajo pro Bashës, por përçarja do të jetë statistikisht dhe politikisht domethënëse.
Nga pikpamja afatgjatë, kjo përçarje e opozitës nuk është një ogur i mirë për të. Përballë do të ketë pas një viti (dhe pas tre vjetësh) një mazhorancë solide PS-PSD, e cila ka demonstruar ndër vite se merr votat e gjysmës tjetër të elektoratit arbëror.
Në qoftë se i zgjon sot nga gjumi votuesit e majtë, rreth 700 mijë votojnë për PS-PSD. Po t’u lësh një javë kohë, bëhen rreth 750 mijë. Po t’u lësh një muaj kohë, bëhen rreth 800 mijë. Ky është një përfundim që e kam nxjerrë nga analiza e rezultateve faktike të zgjedhjeve të 22 vjetëve të fundit, si dhe nga sondazhet periodike që kam zhvilluar gjatë shumë vitesh.
Për sa më sipër, pasi të mbyllet numërimi i votave të 6 bashkive, politikanët kryesorë opozitarë duhet të reflektojnë thellë. As Berisha e as Basha nuk duket se do të jenë në gjendje tëpërmbledhin në një sinor të përbashkët gjithë popullin opozitar. Ndoshta duhet të hapin rrugën për një lider të ri të opozitës…