Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka treguar masat që ka ndërmarrë qeveria për menaxhimin e krizës. Ajo tha se në disa akse të vendit, do të ndërpritet ndriçimi, ndërsa kjo masë nuk prek rrethrrotullimet.
Nga ana tjetër ajo tha se do të kërkohet nga bashkitë që pas orës 00:00 të ndërpresin energjinë e pa nevojshme. Balluku theksoi se duhet të kursejmë energji, pasi çmimet e importit janë të larta dhe nuk duhet të futemi në situatën që të na ndërpritet shërbimi i energjisë gjatë periudhave të ndryshme të ditës.
“Kriza botërore energjetike, Qeveria Shqiptare plan masash për menaxhimin e situatës. Do vijojmë me të gjitha përpjekjet të mbrojmë të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël duke mos i ekspozuar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike
Duke pasur parasysh konsumin e lartë dhe pasur parasysh se prodhimi vendas është ulur, duhet të dalim në import. Nesër përllogaritet kërkesë e lartë se sa sot. Për këtë arsye qeveria ka vendosur të ndërmarrë një sërë masash, duke nisur nga institucionet publike. I kemi kërkuar ARRSH për të nisur nga puna me OSHEE, për të ndërprerë ndriçimin në akset kombëtare. Nuk do të pjekim disa akse rrugore që cënojnë sigurinë, siç janë disa rrethrrotullime. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Një masë e marrë është kërkesa që kemi bërë për të kufizuar energjinë që shpenzohet për ndriçimin, për ato që nuk janë të nevojshme. Duke nisur nga ora 12 e natës do i kërkohet Bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme. Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin. Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë. Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime. Duhet kuptuar që të gjithë duhet të kursejmë, ndodhemi përpara një fakti sepse sasitë janë të limituara. Për të mos u ndodhur përpara një situate që të ketë ndërprerje, ndaj të gjithë së bashku për të na dhënë mundësinë të ruajmë çmimin dhe pasur mundësinë të kursejmë. Bashkë do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjera”, tha Balluku.