Kryeministri Rama sot zhvilloi një takim me fermerët për të Paketa e Rezistencës Sociale, ku qeveria ka dhënë 500 milionë lekë plus për naftën pa taksa, për një total prej 1.45 mld lekësh.

Në fjalën e tij Rama tha se: “Tani kemi dhe pasojat e luftës, dhe për shkak se ekonomia është shumë e lidhur ndihet këtu, siç ndihet dhe në të gjithë botën. Ndihet edhe në Australi, ku dhe tay janë rritur çmimet.”

Kryeministri shtoi se: “Duhet të jesh shumë i vendosur që të thuash që nuk ka lidhje, sepse nuk ka hyrë një luftë një mëhallë me një mëhallë tjetër. Nuk ka hyrë në luftë Sukthi me Manzë. Ka hyrë në luftë një fuqi e madhe tregtare, për shkak se zotëron një pjesë të konsiderueshme të burimeve natyrore, të naftës, të gazit dhe të lëndëve të para që nga hekuri e deri tek drithërat, siç është Rusia. Dhe një nga prodhuesit kryesore të drithërave, por edhe të hekurit dhe materialeve të tjera siç është Ukraina. Janë dy forca të përfshira në një luftë, por janë edhe dy tregje të rëndësishme.

Kreu i qeverisë shpjegoi se: “Sot, në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private, sespe hekuri është rritur trefish, sepse kontratat tona me ndërtuesit janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Dhe për të vazhduar ndërtuesit na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën, sepse ne falimentojmë.”

Por të lësh investimet do të thotë të çosh në shtëpi mijra njerëz të papunë, pra të heqësh dorë nga të gjitha taksat. Dhe e treta, duke hequr investimet futesh në një spirale rënie ekonomike”, deklaroi Rama.