Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Durrës, tha se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurit është rritur trefish dhe një pjesë e ndërtimeve dhe investimeve në vend janë ndalur.

‘Ndërkohë që ne përpiqemi me plnë tona të ecim më shpejt, vjen tërmeti, e pastaj pandemia, dhe pastaj kemi edhe pasojat e një lufte që zhvillohet gjetkë. Për shkak se ekonomia është e lidhur ndihet edhe këtu. Edhe në Australi rriten çmimet për shkak se ka një luftë në Ukraina. Është e gjithë bota në këtë situatë. Rusia është një nga prodhueset kryesore të drithërave. Edhe hekuri edhe lëndët të para siç është Ukraina janë rritur. Janë dy forca në një luftë të cilat kanë çoroditur gjithë botë. Sot kanë ndalur pjesa më e madhe e ndërtimeve dhe investimeve, sepse hekuri është rritur trefish. Hekuri është themelor në ndërtim. Për të vazhduar ato nuk mund të zbatojnë kontratën, pasi kontrata është me çmim më të lirë.‘– tha Rama.