Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën me më shumë se mbi 120 dollarë për fuçi të premten, pasi lajmit të një sulmi raketor në një objekt të shpërndarjes së naftës në Arabinë Saudite.

Këtë të shtunë rritja vijon të jetë në të njejtin nivel dhe me shumë gjasa do të vijojë të rritet.

Nafta e papërpunuar Brent sot ka arritur në 120.7 dollarë dhe nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor në 113,90 dollarë.

Të dyja kishin rënë 3 dollarë para sulmit në Arabinë Saudite.

Huthët e Jemenit thanë se ata filluan sulmet ndaj objekteve të energjisë saudite të premten. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se stacioni i shpërndarjes së karburantit të Aramco në Jeddah ishte shënjestruar nga një sulm.