Është mbyllur procesi i votimit në bashkitë e vendit. Qytetarët e Durrësit, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës, Lushjes dhe Shkodrës iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.
Procesi i sotëm u zhvillua kryesisht i qetë, me disa problematika të vogla. Në të paktën tre3 qendra votimi në Shkodër nuk u zhvillua kuy proces për shkak të kushteve atmosferike.
Sakaq, në Vorë përgjatë ditës së sotme ka pasur një përplasje për shkak të komisionerëve të Partisë Demokratike.
Sakaq, ajo që është vënë re ditën e sotme është pjesëmarrja e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.