Udhëheqësit e BE-së lëshuan një raund të katërt të sanksioneve të rënda kundër Rusisë dhe premtuan më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, ditën e fundit të bisedimeve në një samit jozyrtar në Versajë.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën,” tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në një konferencë shtypi, duke shtuar se një këst i dytë prej 500 milionë euro (550 milionë dollarë) në ndihmë ushtarake do të disbursohej.

Vendimi i BE-së pason një marrëveshje historike dy javë më parë për të financuar blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend jo anëtar të BE-së. Kontributi i parë i mbrojtjes për Ukrainën erdhi në formën e një mekanizmi financimi prej 500 milionë euro.

‘’BE-ja do të ecë përpara me një paketë të katërt sanksionesh për Rusinë”, theksoi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për Rusinë.

Von der Leyen nuk dha detaje mbi paketën, por burimet deklaruan se ‘’vendet dhe aleatët e BE-së, përfshirë SHBA, do të revokojnë statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” të Rusisë si anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).