Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live në Facebook tha që qeveria me taksën e naftës ka bërë të mundur që të mos rrisë energjinë elektrike.
“Fatura e një konsumatori familjar që ka një faturë me çmim 4,249 lekë të reja ndërkohë çmimi real këto ditët e fundit ka qenë 7 ditë më i lartë. Nëse nuk do të kiushim vendosur ne mburojën shtetërore mbi këtë familje dhe të gjitha familjeve tëRepublikës së Shqipërisë kjo fatrurë do të ishte 29, 743 lekë. Reali i krizës energjetike që nuk ekiston. Qeveria për të mos rritur asnjë qindarkë çmimin paguan këtu në këtë faturë 254 mijë lekë. Doni të hiqni taksat e naftës dhe t’ia faturojmë gjithë dynjasë: familjeve me të ardhura të ulëta apo mesatare, pensionistë, tetraplegjikë, etjj, se dikush do mbaje më shumë barrë apo jo?” tha Rama.