Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama doli në një komunikim publik në facebook për të folur mbi “Paketën e rezistencës sociale”.

Në hapje të fjalës së tij Kryeministi Rama tha se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e para të luftës së Ukrainës, që po ndihen në çdo vend të botës dhe kjo është një turp. Sidomos turp për ata që e mohojnë që kapërcim i çmimit të naftës vjen si pasojë e kësaj lufte, duke sharrë dhe akuzuar qeverinë, pa bërë asnjë lloj llogari.

“Taksat e naftës nuk do të hiqen, sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet, ky është thelbi i moralit dhe arsyet e kësaj zgjedhjeje. Këtë gjë nuk mund ta zhbëjë asnjë protestë me drita Iphone dhe bllokim rrugësh me goma X5”, tha Rama.

Më tej Rama vijoi duke argumentuar se ne do të mbështesim me lekë ata që janë të varfër dhe pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve. Po këto lekë nga diku dalin. Nga taksat. Do tentojmë të mbajmë nën kontroll çmimin e naftës, por midis atyre që kanë makinë dhe pensionistëve dhe të varfërve, do zgjedhim grupin e dytë.