Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një inspektim në një njësi të tregtimit me shumicë e pakicë në Korçë. Në këtë situatë aspak të lehtë që po kalojnë të gjitha vendet e Europës, dhe jo vetëm, si pasojë e luftës në Ukrainë, Ministri theksoi se është tepër e rëndësishme që bizneset të solidarizohen dhe të mos abuzojnë me rritjen e çmimeve të produkteve.

Statusi i plotë:

? Nëpër pikat e shitjes së ushqimeve për të informuar dhe sensibilizuar, mbi masat e mbi nevojën jetike për bashkim e për solidaritet në këto momente të jashtëzakonshme
#TëBashkuarJoTëNdarë?
*Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një njësi të tregtimit me shumicë e pakicë në Korçë.
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️?? (Lexo.al)