Luigi Soreca vjen me një intervistë ndryshe, ketë herë e fundit si ambasador i BE në Tiranë. Në një rrëfim për gazetarin e ‘News24’ Osman Stafa, Soreca ka treguar të gjithë rrugëtimin e tij prej diplomati në këto 4 vite të qëndrimit të tij në Tiranë, ndërsa Shqipërinë e konsideron si ‘shtëpinë e dytë’. Soreca u ndal te disa sfida me të cilat është përballur vendi ynë, që nga tërmeti i 26 nëntorit, apo dhe pandemia e COVID-19.
Për më tepër ndiqni intervistën.
Z. Ambasador, kjo do te jete intervista e fundit juaja ne Shqiperi, si ambasador, si do ta kujtoni Shqiperine? Ambasadori: Shumë faleminderit që më ftove, Osman. Jam i lumtur që po më interviston ti në fund. Jemi takuar gjithë këto vite së bashku dhe jam shumë i lumtur që po të jap këtë intervistë. Rrugëtimi në Shqipëri këto katër vite ka qenë i pasur me përvoja për mua si zyrtar i lartë i BE-së, por edhe si njeri. Unë e konsideroj Shqipërinë shtëpinë time të dytë tani. Ju mund ta dini se unë shpesh them se jam napolitan në Itali, jam italian në Bashkimin Evropian dhe jam evropian në botë. Guxoj të mendoj se tani do të më lejoni si shqiptarë të mendoj se si evropian ndihem edhe paksa shqiptar në fund të këtij rrugëtimi katër vjeçar në Shqipëri. Keni qendruar per rreth 4 vite ne Shqiperi. Keni qene ketu teksa Shqiperia ka kaluar nje moment te veshtire si ai i termetiti te nentorit 2019. Si e mbani mend ate kohe dhe rolin qe ka pasur BE ne gjithe ate situate. Ambasadori: Kur mbërrita në Shqipëri direktiva ime kryesore ishte që të çoja përpara procesin e integrimit të vendit dhe mendoj se kemi bërë shumë. Por periudha e qëndrimit tim rezultoi se kishte të bënte shumë edhe me reagimin ndaj krizave. Nuk do ta harroj kurrë natën e 26 nëntorit, kur u zgjova shumë herët, drejtpërdrejt nga kryeministri, në mënyrë që të nisja të përgatitesha për asistencën tonë. Që nga ai moment pati përpjekje të vazhdueshme nga Delegacioni i BE-së, nga BE-ja si e tërë, për t’u siguruar që shqiptarët të merrnin ndihmën maksimale të mundshme. Brenda disa orësh aktivizuam Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, një duzinë ekspertësh mbërritën në Tiranë dhe në 11 bashkitë e prekura. Atëherë nisi rrugëtimi për mua që të shkoja në terren, për të dhënë solidaritet aty ku njerëzit kishin nevojë, dhe ky është një nga kujtimet më të gjalla, kontakti me njerëzit në ato çaste të vështira. Pastaj duhej bërë shumë punë për rindërtimin. Filluam punë me autoritetet dhe përgatitëm një nga konferencat e donatorëve më të suksesshme në histori në shkurt 2020, në Bruksel, drejtuar nga Presidentja Von der Leyen, me Komisionerin Varhelyi dhe shumë e shumë liderë të tjerë të rëndësishëm. Mblodhëm një shumë të madhe parash që e kaloi atë çka prisnim ne, 1.15 bilion Euro. Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare dhuruan gjithashtu. Që atëherë kemi vënë zbatim disa programe. Dëshiroj të përmend dy në veçanti: programi “BE për Kulturën” dhe programi “BE për Shkollat”. Këta të dy përfaqësojnë shenjën e këtyre katër viteve. Ne vendosëm të përqendroheshim tek e ardhmja e vendit. Ndonjëherë krizat mund të kthehen në mundësi prandaj përqendrimi tek arsimi dhe kultura ishte mënyra për të lënë një shenjë jetëgjatë në vend. Programi “BE për Shkollat” ka dorëzuar deri tani 22 shkolla, 12 të tjera deri në shtator dhe deri në fund të vitit do të jenë 63. Është një trashëgimi e jashtëzakonshme që do të mbetet në vend. “BE për Kulturën” ka si objektiv të restaurojë sitet kulturore, janë 27 në vend, por edhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në nivel vendor për të pasur pasoja afatgjata në ekonominë e vendit. Mendoj se në fund të këtyre katër viteve këto janë shenja solidariteti kundrejt Shqipërisë që shpresoj të qendrojnë. Ju përmendët edhe pandeminë. Më duhet të them se kjo ishte kriza e dytë e madhe ku e gjeta veten të përfshirë. 15 milionë euro; 4 milionë euro pajisje për ta bërë spitalin Covid IV të vihej në punë çka ndihmoi shqiptarët të përballoin pandeminë; 11 milionë euro për të ndihmuar me vaksinimin me mbi 1 milionë doza të vaksinës Pfizer të sjella në vend. Po dalim nga pandemia, nuk kemi dalë ende, por nëse i mblidhni të gjitha këto, mund të përfytyroni marrëdhënien e ngushtë të solidaritetit mes BE-së dhe Shqipërisë.
Nje situate tjeter e veshtire ka qene ajo e pandemise Covid 19. Si ka kontribuar BE, ne luften me armikun e padukshem? Ambasadori: E ndjeva se solidariteti është i dyanshëm. Italia është vendi im i lindjes, por me fillimin dramatik të pandemisë ishte vendi që kishte më shumë nevojë për ndihmë në botë. Sigurisht që Bashkimi Evropian ishte aty, Shtetet Anëtare ishin aty, por autoritetet shqiptare vendosën të merrnin pjesë në atë nevojë për ndihmë për bashkëkombësit e mi italianë. Kur dëgjova lajmin para nisjes së 30 mjekëve dhe infermiereve mendova se Shqipëria po shfaqej si një partnere e qëndrueshme, por edhe historike. Solidariteti po shkonte në anën tjetër. Unë jam rritur në Itali, i kam parë shqiptarët në vitet 90 kur mbërrinin të dëshpëruar në brigjet e Italisë dhe tani shohim shqiptarë që shkojnë në Itali për të ndihmuar italianët. Ishte një ndjesi e ngrohtë, por edhe një mënyrë për të treguar se lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë, por edhe me Bashkimin Evropian, është forcuar shumë gjatë kësaj krize, në një mënyrë që Shqipëria mund të konsiderohet pothuaj një Shtet Anëtar, edhe para anëtarësimit.
Por edhe Shqiperia e dha nje kontribut per nje vend europian, madje per memedheun tuaj, Italin, duke derguar atje nje grup mjekesh e infermieresh. Si jeni ndere ne ato momente kur mesuat per lajmin? Ambasadori: Zbulimi i potencialit të rinisë shqiptare ka qenë një dhuratë në këto katër vite. Kam udhëtuar me kilometra në vend dhe kam takuar kudo, vërtet kudo, edhe në fshatra të vegjël, në Burrel, Has, Konispol, në disa nga zonat më të largëta, të rinj të shkëlqyer që kanë një vizion të qartë. Ata duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe kjo është përgjegjësi, për mua sigurisht ka qenë, por në veçanti është për klasën politike në Shqipëri. Ata duhet të krijojnë hapësira që të rinjtë shqiptarë të shprehin vetveten, të shprehin këtë potencial të mahnitshëm që vjen prej tyre dhe të krijojnë struktura që u mundësojnë të marrin pjesë në vendimmarrje. Dua t’ju sjell një shembull. Gjatë turit tim për Javët e Evropës, vitin e kaluar, ndalova në Ersekës të Kolonjës dhe i sugjerova kryebashkiakut Isai të krijonte një strukturë pikërisht për këtë, pra të përdorte Këshillin Bashkiak që t’u mundësonte të rinjve vendas të lexonin dokumentet që shkonin për shqyrtim në Këshilli dhe të merrej mendimi i tyre. Javën e kaluar shkova përsëri dhe mora pjesë si anëtar nderi në këtë këshill dhe pashë si u bë realitet. Ky është mesazhi im: Sigurohuni që 1/3 e popullsisë së Shqipërisë që është më pak se 29 vjeç, të ndjejë përgjegjësinë e vendimmarrjes. Pa të rinjtë shqiptarë, në një vit që është kaq i rëndësishëm për Shqipërinë, lidhja e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, dhe duke qenë se ky vit është Viti Evropian i Rinisë, mesazhi nuk ka si të jetë më i qartë: ju lutem, kini parasysh se e ardhmja e këtij vendit është në duart e të rinjve.
Sa i perket politikes, a jeni i lumtur per cfare eshte bere me Reformen ne Drejtesi? Ambasadori: Reforma në drejtësi në këta 3 vjet e shtatë muaj ka bërë progres. Më kujtohet një ditë, 10 dhjetor 2018, vetëm dy muaj pas mbërritjes sime, u bëra dëshmitar i krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhjen nga magjistratët të përfaqësuesve të tyre. Ishte hera e parë, tani ky këshill është rinovuar, kryetari është riemëruar dhe kjo jep një ndjesi vazhdimësie. Reforma është konsoliduar, një anëtar tjetër i Gjykatës Kushtetuese është emëruar, pas zgjedhjes në Gjykatën e Lartë, e cila është plotësisht funksionale tani. Vettingu vazhdon dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tani është e qartë, dhe po flas bazuar në përvojën time, se prekja e gjyqësorit kërkon kohë, prekja e pushtetit të magjistraturës është një çështje shumë e ndjeshme, ndryshimet kërkojnë kohë. Dhe po merr kohë, po merr më shumë kohë nga sa meritojnë shqiptarët. Ka ende sfida në të ardhmen. Si do të zëvendësohen magjistratët e larguar për shkak të vetingut? Por mesazhi që po më kërkoni, nëse është reforma në drejtësi e rëndësishme dhe e nevojshme? Absolutisht po. Besomëni, pa reformë në drejtësi nuk ka të ardhme të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe reforma në drejtësi do ta ndihmojë Shqipërinë, sapo të nisin negociatat, që të arrijë kandidatët e tjerë që janë përpara, si Mali i Zi dhe Serbia, sepse kapitujt 23 dhe 24 do të zbatohen më me lehtësi dhe do të përmbushen nga Shqipëria se sa vendet e tjera. Përgjithësisht është bërë progres i mirë, ka ende punë për të bërë, por të gjithë duhet ta kuptojnë se reforma në drejtësi është porta për të ardhmen e vendit në BE.
Si do e pershkruanit ju, 4 vitet e fundit te politikes shqiptare. Ka pasur protesta, përplasje te forta, zgjedhje te kontestuara. Dhe fare do i këshillonit politikes shqiptare per te bere ndryshe? Ambasadori: Mendoj se në debatin politik shqiptar forcat politike mendojnë se duhet të ngrenë zërin për të shprehur qëndrimin e tyre, çka është e natyrshme kur janë shumë interesa në lojë. Por sipas mendimit tim, ju përmendët periudha shumë të vështira, veçanërisht në vitin 2019, kujtojmë çfarë ndodhi në gjysmën e parë të vitit, nga përvoja ime do të mendoja se Shqipëria do të përfitonte shumë nga një bashkim dhe bashkëpunimi politik më i madh i forcave politike. Në fund të gjitha forcat politike, gjithë populli shqiptar duhet ta çojnë vendin përpara. Sugjerimi im është se sigurisht që ka dallime politike që vijnë nga historia, nga kultura, por në të njëjtën kohë është diçka për të cilën të gjitha forcat politike bien dakord, sepse 90% e shqiptarëve janë dakord, dhe kjo është përgjegjësia për të shkuar përpara, është përparësia gjithëpërfshirëse e integrimit në BE. Dhe në këtë pikë shpresoj që të gjitha forcat politike në të ardhmen, veçanërisht gjatë muajve të ardhshëm, kur të nisin bisedimet e anëtarësimit, duhet të gjejnë një mënyrë për të kapërcyer dallimet, të bashkohen dhe të përpiqen të bashkëpunojnë shumë më tepër nga sa kanë bërë deri tani, sepse tek e fundit kjo është ajo që duan shqiptarët.
Sa i perket kampit opozitar, situata mbetet e pazgjidhur edhe pas doreheqjes se Bashes. Si e keni pare rolin e Bashes dhe Berishes ne opozitën shqiptare, dhe cfare do i sugjeronit secilit, per te miren e shqiptareve? Ambasadori: Ju e dini se ne si Delegacion i BE-së mbështesim qëndrimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të partive politike. Pasi kemi thënë këtë, mendojmë se është e domosdoshme që opozita të ketë një drejtim të fuqishëm që ta kapërcejë këtë krizë, sepse vendi ka nevojë për një opozitë të fortë. Çdo vend demokratik ka nevojë për një opozitë të fortë që të mbikëqyrë punën e qeverisë, ta kontrollojë dhe të identifikojë dobësitë dhe boshllëqet. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për ne është shumë e rëndësishme që çdo opozitë të vendosë të ardhmen e Shqipërisë dhe procesin e reformave si përparësi kryesore pa mëdyshje. Reforma si reforma në drejtësi, reforma si masa kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe lufta kundër krimit të organizuar janë masat dhe objektivat e çdo opozite që do të dalë nga ky debat i brendshëm.
A besoni ju z. Ambasador se ne Shqiperi ka nje ndikim te Soros apo te Rusise? Kryeministri Rama se fundmi ka akuzuar se protestat per rritjen e cmimeve i sherbejne rusise dhe jane pro-ruse. Ndersa ka pasur edhe akuza te tjera se protestat i organizon soros. Keni ndonje koment? Ambasadori: Së pari, çdo protestë që zhvillohet në mënyrë jo të dhunshme është e drejtë legjitime e qytetarëve për të shprehur mendimin e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme. Po përballemi me një krizë që lidhet me një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme që vjen nga lufta në Ukrainë, nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Shqiptarët, veçanërisht grupet e cënueshme si familjet dhe bizneset e vogla janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve dhe ne e kuptojmë plotësisht këtë shqetësim dhe mendojmë se është e rëndësishme që autoritetet shqiptare, duke nisur nga qeveria sigurisht, të marrin plotësisht parasysh kërkesat që vijnë veçanërisht nga këto grupe të cënueshme. Bashkimi Evropian qëndron përkrah Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto çaste. Ndoshta e dini që Këshillin Evropian, vetëm dy ditë më parë, sërish në një shprehje solidariteti të fortë me Shqipërinë, vendosi që platforma për blerje të përbashkëta të gazit të lëngshëm, që është ngritur mes Shteteve Anëtare për të ulur çmimet e blerjeve, të jetë e hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë. Kjo është mirëpritur edhe nga qeveria shqiptare dhe ne, edhe një herë, do të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar shqiptarët ta kalojnë këtë krizë.
Shqiperia akoma nuk ka nisur zyrtarisht rrugetimin e saj drejt familjes europiane. Kur mendoni se Shqiperia do te zhvilloje Konferencen e pare nderqeveritare me BE… Ambasadori: Për fat të keq po largohem nga vendi në prag të hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Me sa kuptoj, zhvillimet e situatës që çuan në këtë vonesë janë duke u zgjidhur mes dy vendeve të përfshira. Kam ndjesinë se po i afrohemi shumë dhe ndoshta në qershor, siç është përcaktuar nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell gjatë vizitës së tij, mund ta kemi më në fund këtë çast të rëndësishëm. Por më lejonitë mundohem të shpjegoj rëndësinë e kësaj dite që është bërë kaq e rëndësishme për Shqipërinë. Është thjesht një takim. Ka rëndësi sepse po të flasim zyrtarisht është fillimi i procesit. Ka shumë punë për të bërë përpara, gjatë dhe më pas. Thirrja ime kryesore për autoritetet shqiptare është që të mos humbasin kohë, të vazhdojnë punën dhe të përgatiten për një periudhë pune shumë të vështirë në të ardhmen. Do të ketë shumë punë për të bërë për të vënë në zbatim mijëra tregues, struktura, rregullore, ligje dhe është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare, duke nisur nga qeveria, të kuptojnë se duhët të ndërrojnë marshin lidhur me organizimin administratës publike, strukturat e integrimit evropian në nivel qendror dhe vendor, për të qenë gati kur të vijë kjo datë. Në të kundërt, përgjegjësia shkon pas tek ata që nuk po e bëjnë këtë punë që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
Projektet e BE kane qene te lidhura shume me te rinjtë shqiptare. E keni pare kete si nje investim per te nesermen e Shqiperise? Ambasadori: Nuk e di sa do të vazhdojë kjo luftë, por edhe një ditë më shumë, është tepër. Dje së bashku me ambasadorin ukrainas, bashkinë dhe Ekipin Evropa, Ambasadorët e vendeve të BE-së ishim në Sheshin Skënderbei për të shprehur solidaritetin tonë në aktivitetin e organizuar për Ukrainën. Sigurisht solidariteti është i rëndësishëm, por masat janë po ashtu të rëndësishme dhe jam shumë i kënaqur që Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare kanë reaguar kaq shpejt për ta ndihmuar Ukrainën dhe jam shumë i lumtur që Shqipëria iu bashkua menjëherë grupit dhe po luan një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe kjo duhet duartrokitur. Po druhem se ende nuk i kemi parë pasojat e luftës. Dje po flisja me një njeri që do të jetë homologu im i ardhshëm, nga Programi Botëror i Ushqimit, dhe ai më tha se nëse lufta do të vazhdojë për të paktën 6-9 muaj, situata në disa vende të botës, sidomos në Afrikë dhe në vende më pak të zhvilluara, mund të sjellë kriza urie dhe migrim masiv. Shpresoj se komuniteti ndërkombëtar dhe BE-ja do ta ndalin këtë luftë para se kjo krizë të bëhet globale dhe ta ndryshojë në mënyrë dramatike mënyrën se si e shohim botën.
Agresioni rus mbi Ukrainën, duket se ka trazuar mjaft situaten ne Europe, madje syte e miliona njerezve jane drejtuar atje, se cfare po ndodh. Si i keni pare keto zhvillime, mjaft te rendesishme per te gjithe. Ambasadori: Para së gjithash jam shumë i nderuar që Përfaqësuesi i lartë/Zëvendëspresidenti Borell më zgjodhi për këtë detyrë. Do të jetë si kthim në të ardhmen pasi kam punuar dikur për migracionin. Tani është diçka shumë më e madhe. Pres me padurim ta marr detyrën dhe të jem sërish i dobishëm për miliona migrantë që vazhdojnë të kërkojnë për një jetë më të mirë. Do të jem i përfshirë me situatën në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të botës dhe patjetër që do të kthehem në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri për të parë se si po përgatitet vendi dhe rajoni për menaxhimin e migrimit. Migrimi është rrjedhë e natyrshme e veprimit të njerëzimit që prej mijëra vitesh dhe do të vazhdojë të jetë, ndaj çdo shtet duhet të jetë i përgatitur për çdo fluks të mundshëm migrimi. Pres me padurim, por në të njëjtën kohë kam edhe një ndjesi të hidhur që po e lë Shqipërinë pak më shpejt nga sa prisja.
Tashme detyra juaj e re, do te jete me shume pergjegjesi, pasi do te jeni i Derguari i Posacem i KE per Migracionin. Si e keni pritur kete detyre? Ambasadori: Do të marr me vete shumë imazhe, shumë vende, malet së pari, që janë nga më të bukurat, pamjen e njerëzve, buzëqeshjen e të rinjve. Dje isha në njërën nga shkollat që kemi rindërtuar dhe një djalë i vogël me sy xixëllues m’u afrua dhe më preku: “Ambasador, ambasador, dua të të them një gjë”. Më kapi nga dora dhe çoi në oborrin e shkollës dhe ai tha: “Shih sa e bukur është shkolla ime, shih sa i bukur është vendi ku mund të shkoj tani! Jam i rrethuar nga bukuria dhe dua të jem ambicioz sepse tani kam mundësi të jap më shumë”. Kjo për mua, me pak fjalë, është ajo që përfaqëson kontributin tim për vendin, ku një djalë i vogël e sheh të ardhmen me një sy tjetër dhe kërkon të zhvillohet. Ai ka një laborator të ri, ka një shesh sportiv të ri dhe më kryesorja, ka ambicie. Kjo për mua është një kënaqësi e madhe. Dua të falënderoj me gjithë zemër gjithë shqiptarë që më kanë shprehur afrinë e tyre, dashurinë e tyre, do të thosha, saqë këto ditë të fundit kanë qenë shumë prekëse. Do t’i marr të gjitha këto në çantën time të shpinës dhe do t’i mbaj me vete për ditë të vështira që do të vijnë dhe do të kthehem si Luigi dhe shpresoj që njerëzit do të vazhdojnë të më mirëpresin siç po bëjnë këto ditë që kam nisur t’i lë lamtumirën këtij vendi të bukur.
Cfare do te mbani me shume ne kujtimet tuaja nga Shqiperia? Ambasadori: Osman, ti i ke parë rrjetet e mia sociale, sepse e di që ti më ndjek dhe e ke parë që e kam luajtur këtë rol gjatë katër viteve të fundit. Ndjeva dëshirën që fjalët e fundit t’i them për bukuritë e këtij vendi, por edhe për të ndihmuar, për t’i bërë reklamë bukurive të vendit që turizmi të zhvillohet ashtu si dhe ekonomia vendore. Do të vazhdoj patjetër të jem, tani që kam një numër titujsh si qytetar nderi dhe ndihem paksa shqiptar, të jem ambasador i Shqipërisë në botë dhe kjo do të jetë një përgjegjësi e shtuar në përshkrimin tim të punës që do ta zhvilloj patjetër me shumë dashuri.
Faleminderit që zgjodhët News24 për një intervistë dhe që përcollët shumë dashuri për Shqipërinë. Ambasadori: Jeni i mirëpritur. Ju jeni një gazetari i ri dhe intervistën e fundit desha ta jap për një gazetar të ri si ti. Vazhdoni të përcillni lajme dhe do ta shihni se e ardhmja do të jetë më e mirë. Shumë faleminderit që më ftuat, paç fat dhe mirupafshim!