Pas supermarketit të lagjes, kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj kanë vijuar mbikëqyrjen në një furrë buke për çmimet.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se çmimet duhet jenë në atë nivel që të mos futen në vështirësi as bizneset dhe as qytetarët.
Rama tha se do të merren masa për të mos lejuar asnjë abuzim me çmimet, përtej asaj që vendos Bordi i Administrimit.
“Kjo është një fazë vështirësie për të gjithë, pavarësisht se këtu tendenca është që t’i hidhet faji furnuzuesve, prodhuesve e tregtarëve. Jemi pak në atë frymën antikapitaliste në këto momente. Por duhen mirëkuptuar njerëzit që kanë këtë stres. Por ajo që ne duhet të bëjmë është të mos lejojmë abuzimet sat ë mundemi. Çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të mos futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi që ju duhet për të vazhduar në këtë periudhë. Jo për të shfrytëzuar rastin për të nxjerrë më shumë fitime se sa në kohë normale. Duhet të jeni shumë solidarë që të mos përfitoni në kurriz të njerëzve që këto i kanë bazë. Ju jeni biznes i vogël, nuk keni taksa dhe as TVSH. Nuk duam të ngarkoheni me taksa. Nuk mund t’ju rrisim taksat në këtë fazë, është diçka që nuk mund ta bëjmë. Tani ju takon edhe juve që të jeni maksimalisht të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që ju takon. Ju jeni model këtu” – tha Rama.
Postimi i plotë:
Kryeministri Rama dhe ministrja Ibrahimaj vizitë mbikqyrëse në furra buke për çmimet bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për masat që po ndërmarrim për përballimin solidar të goditjeve të luftës.