Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtues të bizneseve të vogla ku foli për situatën e krijuar nga lufta dhe për pasojat dhe masat që po merr qeveria.

Rama sqaroi qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, ndërurabe nuk mund të kenë çmimin e biletës të rritur sot, do ta paguajë qeveria. Direkt 5 milonë dollarë vetëm për këtë punë.

Fermerët do të marrin më shumë naftë pa taksa fare, pra shkojnë në 14 milionë dollarë mbështetja e qeverisë për këtë gjë. Do të indeksojmë menjëherë pensionet, pra direkt 36 milionë dollarë për të gjithë pensionistët dhe 200 milionë dollarë të tjera janë mburoja financiare e çmimit të energjisë.

Gjithashtu, Rama u shpreh se janë pezulluar të gjithë llojet e tenderave për pajisje për kompjutera për zyra dhe disa investime të tjera.

“Edhe ne, që nga unë i pari, të gjithë ministrat, të gjithë funksionarët që kanë vetura për shkak të punës do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50% të shpenzimit. Pra, shteti do ta uli 50% shpenzimin për naftë për makinat. Këtë gjë do ta bëjë edhe parlamenti”, tha Rama.