Kryeministri u takua sot me përfaqësues të shoqatave të transportit, ku prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale, e cila akordon 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës, në transportin urban qytetës dhe ndërqytetës.
Rama tha se: “ Kemi marrë një vendim të prerë që nuk i prekim taksat e naftës dhe natyrisht që e kemi bërë duke bërë llogaritë e domosdoshme dhe duke studiuar të gjitha rrugët e mundshme dhe duke qenë se më parë kemi marr një vendim të prerë dhe pa na shkuar në mend se do fillonte një luftë me një nga prodhuesit kryesor të gazit, se nuk do e prekim çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.”
Për Kryeministrin kërkohet me patjetër një ndërhyrje për të mbrojtur ata që përdorin transportin, prandaj u akorduan 500 milionë lekë për të suportuar diferencën dhe për t’iu kërkuar shoqatave të transportit që të mos preket në këtë fazë delikate çmimi i biletës.
Në vijim Rama bëri të ditur edhe një raport të fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, ku konfirmohet se problemi në këtë situatë nuk është kaq sa duket, pasi problemi me naftën dhe energjinë është mungesa, dhe kjo agjenci paralajmëroi mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë në dekada.
Sipas Kryeministrit, disa nga pikat që kjo agjenci ka nxjerrë si masa qe duhen marrë për të kursyer, i ka pasur edhe qeveria në draft panin e saj, ku një mundësi është që dita e hënë të jetë pa makina, ose mundësia që tre ditë në javë të mos shkohet në punë, për shkak kursimi.