I pranishëm në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Me një postim në Facebook, ku ka postuar foto nga takimi, Rama shkruan se ata biseduan për luftën në Ukrainë, krizzën energjetike si dhe projektet e rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik të Durrësit.
“Abu Dabi – Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, shkruan Rama.