Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi ndryshe në Kombinat, Tiranë së shpejti do të hapë dyert pas rikonstruksionit të plotë, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e reja të kësaj qendre.

“Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Kombëtare Terapeutike e Rehabilituese për fëmijët me aftësi ndryshe, e rindërtuar shumë më e bukur dhe më e fortë pas dëmtimeve nga tërmeti, ju uroj një të diel të qetë”, tha Rama.

Qendra e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijëve në Kombinat do të ofrojë me standardet më bashkëkohore trajtimin pas rehabilitimit për fëmijët me aftësi ndryshe. Kjo qendër ju nënshtruar rikonstruksionit pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Është një qendër unike në Shqipëri pasi ofron shërbim me shtretër dhe ambulator për fëmijët 0-18 vjeç me probleme të shëndetit mendor dhe atij fizik.

Fokusi është kombinimi i shërbimeve financiare me shërbimet socio-shëndetësore për fëmijët me aftësi ndryshe.