Kryeministri Edi Rama tha se kjo krizë mund të zgjasë dhe se nuk dihet se sa, prandaj dhe duhet që qytetarët të rezistojnë dhe qeveria të përgatitet për të marrë hapat e duhura për ta përballuar. Pikërisht për këtë krizë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Rama tha se do të marrë pjesë të mërkurën në mbledhjen urgjente të NATO-s

“Duhet t’i llogarisim mirë hapat pasi nuk e dimë se sa zgjat . Të mërkurën kemi mbledhje urgjente të NATO-s. Mund të ketë armëpushim më shpejt, por negociatat po vijojnë nuk ka rezultat deri tani. Nuk e dimë se sa kjo do të zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur mendërisht që duhet të rezistojmë”, tha Rama.