Teksa nga pasditja e sotme pritet ndryshim i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare konfirmon se në datat 9-11 janar moti do të përkeqësohet. Sipas DPD-së, bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11 janar. Me ketë rast Drejtoria Detare u bën apel mjeteve lundruese që të merren masa sigurie.