Investimet e huaja direkte në vitin 2021 llogariten 1,031 miliardë euro me një rritje prej 94 milionë euro në krahasim me vitin 2020.
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektorët që kanë dhënë ndikimin kryesor janë industria nxjerrëse dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme.
Fluksi i investimeve në sektorin e industrisë nxjerrëse ishte 274 milionë euro, me një rritje prej 47 % me bazë vjetore.
Ndërkohë investimet e huaja në aktivitetet e pasurive të paluajtshme llogariten 191 milionë euro në 2021, me një rritje vjetore prej mbi 55 %.
Investimet në aktivitetet financiare llogariten në 2021-shin 152 milionë euro me rritje prej rreth 13 %. Referuar të dhënave investimet në industrinë përpunuese llogariten 94 milionë euro, ndërsa në tregtinë me shumicë ato ishin 62 milionë euro. Investimet e huaja në sektorin e ndërtimit llogariten 55 milionë euro.