Nga Endri Kajsiu/
Ajo që nisi ditën e parë si protestë për rritjen e çmimit të naftës po del zbuluar, dita ditës si organizim i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të cilët duket se e kanë politizuar atë plotësisht.
Petrit Vasili i LSI doli sot me një deklaratë politike në favor të protestës që LSI po organizon duke kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe kreut të Policisë së Shtetit.
Më herët, edhe Sali Berisha shkroi se sot në sheshin Skënderbej protestohet kundër narkoqeverisë, duke lajmëruar se kjo do ishte një protestë e tija, kundër Ramës, e jo protestë e qytetarëve për çmimet.
Kujtojmë se tre ditët e fundit, mbështetësit e Berishës si Albana Vokshi e Bujar Nishani janë shfaqur në tubim para Kryeministrisë, ndërsa sot duket se do të kenë mitingun e tyre qendror.
Në të njejtën linjë është edhe Monika Kryemadhi, që akuzon qeverinë për papërgjegjshmëri duke bërë thirrje politike për një protestë partiake.