Kryeministri dhe Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, u takuan sot në Durrës me prodhues të grurit dhe fermerë përfitues të skemës së naftës, për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.
Ministrja e Bujqësisë tha se: “Ne jemi me 14% rritje të eksporteve bujqësore për muajt e parë të këtij viti, dhe do ta kalojmë bashkërisht këtë sfidë nëse ecim pareshtur në këtë drejtim. Qeveria shqiptare ka vendosur të ndikojë në absorbimin e kostove disi të bujqësisë në dy drejtime të ndryshme për fermerët. E para është se kemi vënë shumën 3.2 miliardë lekë nga buxheti i shtetit pjesë e skemës së mbështetjen e fermerëve, ky buxhet u shtua me shumën tjetër prej 500 milionë lekëve masa e mbështetjes për naftë. Kjo skemë e naftës po ecën mjaftë mirë, me 40% numër aplikimesh më shumë se vitin e kaluar, kjo tregon se politikat e qeverisë janë të duhurat. Kemi shkuar deri në 35 mijë aplikime dhe do mbahet e hapur deri në datën 30 mars, për të gjithë fermerët që duan të përfitojnë.”
Në vijim ministrja tha se: “Nga ana tjetër ky 3.2 miliardë që tashmë është bërë 3.7 miliardë, ndikon edhe në një masë tjetër të rëndësishme që është masa e imputeve bujqësore, për prodhimet ne serë, të rrushit të tavolinë dhe të luleshtrydhes, sepse kanë ndikim në eksportet bujqësore. Nëse fermerët aplikojnë në dy sezone të ndryshme mund të përfitojnë deri në 400 mijë lekë për inputet, fidanët të certifikuar.
“Këtë vit do të kalojmë me vendim të Këshillit të Ministrave ku do t’i kërkojmë fermerëve që të mbajnë edhe një regjistër, fletore fermeri,, ku do shënojnë çfarë i kanë hedhur bimës. Do vijohet të mbështetet edhe blegtoria” u shpreh Krifca.