Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël se Serbia ka liruar vetëm sasinë e grupit për Shqipërinë duke e cilësuar këtë një sukses të Ballkanit të Hapur. Ai siguroi bizneset se nuk ka probleme me furnizimin.
“Ballkani i Hapur funksionoi sepse Serbia liroi vetëm sasinë për Shqipërinë. Ministrja ka disa ditë që merret. Ne nuk kemi problem furnizimin. Problemi në tërësi i çmimit është pjesë e sfidës sonë për të mos lejuar që çmimi të reflektohet. Nga pikëpamja e furnizimit kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Rama.
Rama tha se mund të vijë koha që energjia elektrike dhe nafta të tregtohen me racione dhe këtu përmendi rastin e Hungarisë ku klientët ndalohen të blejnë për të pasur rezerva.
“Shqetësimi kryesor është çfarë do bëjmë ne sikur të mos ketë. Jo që të jetë e shtrenjtë por nuk ka. Ka një sërë arsyesh për të menduar që mund të vijë puna që të mos ketë energji. Që energjia të jetë me racion. Apo të mos ketë naftë.
Në Hungari dhe disa vende kanë filluar të vënë racion te pompa. Nuk duan që njerëzit të shkojnë për të blerë më shumë dhe të krijojnë rezervë. Është frika se pas disa kohësh nuk do ketë sasira normale. Sot problemi kryesor i kompanive të naftës është furnizimi. Po të shikoni edhe shifrat në doganë te ne. Prurjet kanë rënie. Nuk është te ne. Është kudo. Një aktor kaq i madh në treg si Rusia që furnizon, mban me gaz 40% të Europës dhe është shumë e pranishme në tregje ndërkombëtare sot ka filluar të ulë furnizimet. Amerika e bllokoi. Anglia po.
Dhe ndërkohë po të shikoni çfarë po ndodh me Iranin. Po bëhen marrëveshje që Irani të fusë në treg 1.5 mld ton naftë. Dhe rusët e pengojnë marrëveshjen. Rusët kanë atë që thashë në fillim. Pjesë të strategjisë së tyre kanë raskapitjen e Perëndimit. Sot ka ardhur lufta në Europë. Rusia nuk është Irani as Koreja e Veriut. Është shumë e pranishme në ekonominë europiane. Për çfarë bëhet bllokimi. Bëhet që opinioni i tyre publik të kuptojë se duhet të bëni diçka. Por edhe ata këtë duan të realizojnë. Dhe rreziku, kriza energjetike është një ngjarje e rëndë ekonomike që ka filluar para luftës sepse u ndikua nga masat që u morën për të mbyllur termocentralet me qymyr. Një pjesë e madhe e prodhimit u mbyll.
Mundësia që ne të vijmë në pikë që ne të racionojmë naftën dhe energjinë, është reale. Mund të vijë momenti që të thonë nuk ka. Nuk po flas vetëm për Shqipërinë. Por për të gjithë Europën. Edhe biseda që patëm në Emirate me princin e kurorës tha se duhet të fokusohemi te mungesa që mund të vijë. Shpesh njerëzit më thonë çfarë njeriu je ti. Çfarë të bëj unë. Unë nuk jam Malumja që të them hani, pini dhe këndoni. Unë kam për detyrë të them të vërtetën. Ne duhet të dimë faktet dhe pastaj të ndërtojmë një strategji”, u shpreh kryeministri.