KGB ishte ndër agjencitë më të frikshme të inteligjencës në botë, një armë e shtetit që përdorej për të promovuar interesat e Bashkimit Sovjetik brenda dhe jashtë vendit.

Ukraine

Që atëherë, duket se inteligjenca ruse ka pësuar një rënie të shpejtë. FSB, një nga agjencitë pasardhëse të KGB-së, po fajësohet lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi sipas ekspertëve të sigurisë thuhet se Vladimir Putin është i zemëruar me inteligjencën , për shkak të pasaktësive që kanë pasur.

“Nuk është një organizatë kompetente,” tha Andrei Soldatov, i cili ka monitoruar shërbimet sekrete ruse për më shumë se 20 vjet. “Raportet përfundimtare treguar se të dhënat e pasakta prodhuan situatën në terren, një nga arsyet arsyes pse gjërat kanë shkuar kaq keq për Rusinë.” Përgjegjësitë kryesore të FSB-së, drejtor i së cilës Putin ishte në vitet 1998-99, janë të brendshme dhe përfshijnë gjithçka, nga kundërterrorizmi deri te siguria kufitare.

Gjatë viteve të fundit, pozicioni i tij është zgjeruar dhe gjithashtu edhe përgjegjësia për monitorimin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik. “Që nga viti 2014, agjencia kishte shpenzuar shumë kohë dhe burime në përpjekjet për të nxitur trazira në Ukrainën perëndimore midis grupeve të ekstremit të djathtë”, tha Soldatov.
Fundjavën e kaluar doli një raport që supozohet se është shkruar nga një oficer brenda FSB-së. Gjatë periudhave të krizës, agjentëve u kërkohet shpesh të flenë në Lubyanka, selia imponuese e FSB-së në Moskë, e cila shërbeu gjithashtu si zyra qendrore e KGB-së.

“Ata janë njerëz mendjengushtë. Ata nuk janë si oficerët e MI6 që kanë qenë në Kembrixh. Ata kanë lënë shkollën dhe janë shkolluar në akademinë e FSB-së. Ata shpesh bëhen pjesë e saj sepse babai dhe gjyshi i tyre kanë qenë gjithashtu oficer inteligjence që janë paguar mirë.” FSB, e specializuar në ndikimin e paqëndrueshmërisë politike, aktualisht ka qindra agjentë të saj që veprojnë në të gjithë Ukrainën, duke përdorur grupe taktike për të frikësuar civilët në zonat e pushtuara, tha ndër të tjera ushtria ukrainase.