Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të parandaluar aksidentet.

Kushtet e vështira atmosferike kanë përfshirë vendin ,ndërsa në disa zona ka reshje bore në zonat malore dhe shiu.

Ndërkohë në rrugën e quajtur “Shkalla e zezë” ka pasur edhe rrëshqitje.

Statusi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat maloreqarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve nga bora por dhe nga rënia e materialeve në rrugë si në “Shkallën e zezë” ku ka pasur rrëshqitje

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, për shkak të lagështisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore