Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur konferencë për mediat duke paralajmëruar çdo nëpunës publik që do të përballet me ligjin në rast se e shet shërbimin publik. I pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha nëse Kadastra është fokusi i njësisë antikorrupsion, Manja tha se ka edhe agjensi të tjera.
Ulsi Manja: Çdo nëpunës publik që e shet për shërbim publik kundrejt ryshfetit do të përballet me forcën e ligjit. Ky është vullneti i palëkundur i kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin në administratën publike dhe shtetërore.
Dua të jem i drejtpërdrejtë në përgjigje, nuk është vetëm kadastra fokusi i njësisë antikorrupsion. Aktualisht po trajtohen 700 raste pranë njësisë antikorrupsion dhe për agjensi të tjera. Duhet të thënë në fakt që pas ndërhyrjes së njësisë antikorrupsion, po flasim për abuzime në pronën publike dhe private të tjetërsuar nga ish zyrtar dhe zyrtar aktual. Hetimi që kemi në fokus është për pronat në bregdet nga veriu në jug, por përfshihen dhe zyrat vendore të Kadastrës, jo vetëm bregdetin.
Për çfarë ankohen më së shumti qytetarët?
Ulsi Manja: Tjetërsim pronash.