Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë për t’i dhënë ‘dorën e fundit’ planit të masave anti-krizë. Ky plan është një paketë e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet, ku në vendin tonë kanë pësuar një rritje të lartë. Rama në një komunikim për mediat po prezanton pikat e planit.

“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, njofton Rama.