Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, me të cilën diskutoi rreth bashkëpunimit me ekipin e OKB-së në Tiranë.

Xhaçka informoi se në takim u shkëmbyen ide e mendime mbi avancimin e prioriteteve të përbashkëta si axhenda e “Grave, Paqes dhe Sigurisë”, prioriteti kryesor i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, por edhe mbi Ukrainën dhe pasojat e mundshme të luftës për Shqipërinë.

“Do të vazhdojmë bashkëpunim e shkëlqyer dhe mirënjohje ndaj Fionës për gjithë punën e saj të mirë në këtë drejtim”, tha Xhaçka.