Si rezultat i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, qytete të tilla si Volnovakha, Mariupoli dhe qytete të vogla në rajonin e Kievit nuk ekzistojnë më, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë për median ruse.

”Për fat të keq, le të kthehemi te pasojat dhe rezultatet për ne. Nuk ka Mariupol. Thjesht jo. Thjesht nuk ka më Volnovakha. Nuk ka qytete afër Kievit, qytetet tona të vogla… Të cilat, mendoj, janë të njëjta me tuajat… Të gjitha qytetet pranë kryeqyteteve janë zakonisht të vogla. Por, njerëzit jetojnë atje. Kanë shtëpi, vila dhe popullsi lokale gjithashtu. E gjithë kjo nuk ekziston më. Toka e djegur. Thjesht tokë e djegur. Plotësisht”, tha Zelensky.

Sipas tij, fotografitë e bëra në këto qytete nuk tregojnë të gjithë katastrofën që po ndodh atje.

Sipas Zelenskyt, Volnovakha është shkatërruar plotësisht.

Nuk ka rrugë, nuk ka shtëpi.

Në Mariupol, me një popullsi prej rreth 500 000 banorësh, 90% e ndërtesave janë dëmtuar.

”Nuk kam parë kurrë kështu. Ndoshta, atëherë isha shumë i ri dhe luftërat në Çeçeni nuk i mbaj mend. Ishte e tmerrshme, por, më falni… Kjo është një shkallë që nuk mund ta krahasojmë”, vuri në dukje Zelensky.