Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar për mediat debatin që pati me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se nuk kishte ndërmend të bënte debat me Alibeajn, por dëshironte të fliste për çështje madhore dhe se kishte dëgjuar që emri i tij ishte lakuar disa herë.

“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë s’ka skandal më të madh”, tha Berisha.