Interpelanca e sotme për Paktin për universitetin kaloi me debate të ashpra. Akuzave të deputetet Ina Zhupa, ministrja Kushi i është përgjigjur me tone të ashpra.

“Më duket papërgjegjshmëri të thoni ‘pse na i përmendni tërmetin e pandeminë’. Unë nuk e di nëse jetoni jashtë situatës. Në fakt një pjesë e madhe e ministrave që shihni këtu janë gdhirë natën e tërmetit. Ata vazhdojnë të jetojnë me ato shqetësime dhe trauma dhe të thuash këtu pse e përmendni tërmetin dhe pandeminë?! Ndërkohë që ajo duhet të jetë prioritet për ne që të vazhdojmë punën për të rimëkëmbur Shqipërinë nga pasojat e tërmetit dhe pandemisë. Edhe për ju duhet të ishte në qendër të vëmendjes dhe prioritet” – u shpreh Kushi.

Duke folur për rezidencat studentore, ministrja shtoi se ato gjëra duken nuk mund të mohohen.

“Flisni ju për residencat universitare? Ju mund të shihni se cila është qasja juaj për universitetin. Ky është filiali i universitetit Bujqësor që ju e hapët në Lushnje. Ja kjo godinë. Këtë godinë ju e vutë në dispozicion të studentëve të Universitetit Bujqësor. Ky është standardi juaj. Dhe ne patjetër që u detyruam që ta mbyllnim kur erdhëm në qeverisje. Sepse nuk mund të pranojmë. Ne jemi shumë të vetëdijshme që kemi shumë punë për të bërë” – tha Kushi.

“Jeni të pabesueshëm kur flisni për kritika kur bëni akuza. Ju do të mbaheni mend si ajo qeveri që ka sjelli periudhën më të errët në arsimin e lartë në Shqipëri. Diploma false, universitete fantazmë, doktoratura që shiteshin e bliheshin, profesorë që udhëhiqnin 30 studentë doktoraktë. Kjo është periudha juaj. Unë nuk ju krahasova në fillim të interpelancës sepse nuk dua të krahasohemi me të kaluarën, kaq sa kemi bërë janë shumë, dhe do mbeteshim në vend. Unë dua të shikoj vetëm nga e ardhmja dhe për të shkuar te ardhmja ka shumë punë për të bërë. Bashkë me universitetet dhe studentët do të punojmë fort për ndërkombëtarizimin dhe për kërkimin shkencor.” – u shpreh ministrja.