BILD – Nga mëngjesi i së hënës, vala më e madhe shtrenjtimit të çmimeve do të vërshojë nëpër supermarketet e Gjermanisë. Vetëm rrjeti i dyqaneve “Aldi” njoftoi se çmimet për gjalpë, sallam, mish, produkte qumështi janë rritur me 30%.
Arsyet lidhen me rritjen e kostove të prodhimit dhe energjisë, rritja e çmimit të karburantit, lufta në Ukrainë.
Një vëzhgim i BILD në mëngjes tregoi se gjalpi i Milsanit kushton tani 2.09 euro në Aldi-Nord nga 1.39 euro që ishte më parë.
Situata me gjasë nuk do të ndryshojë për një periudhë të gjatë kohe duke rënduar mbi ekonominë familjare të gjermanëve.