Mot i vranët dhe me reshje shiu do të mbizotërojë në vendin tonë përgjatë gjithë ditës.
Reshje më të dendura shiu do të ketë në veri të vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.