Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita aktuale as që i duhet Shqipërisë dhe se ai ka qenë i bindur prej kohësh që Partia Demokratike do të përfundonte në këtë gjendje.

Madje ai ka zbuluar për herë të parë, se këtë gjë ia ka dërguar me mesazh edhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike.

“Mua nuk më mungojnë ata fare dhe unë mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se nuk ka atë farë opozite.

Nuk është ndonjë humbje për Shqipërinë kjo, përkundrazi. Kjo duhet të kishte ndodhur me kohë. Ia kam çuar dikur me mesazh Lulzim Bashës dhe kam gabuar vetëm në një vit diferencë. Kam qenë më shumë optimist se do të ndodhte më shpejt e gjithë kjo, por për sa i përket shqetësimit tim të mandatit të katërt, ne sapo kemi filluar të katërtin”, u shpreh Rama.