Franca ka dalë sot në votime për të zgjedhur presidentin e ri. Në garë janë 12 kandidatë, mes tyre Macron që kërkon një mandat të dytë. Sipas sondazheve, dy favoritet kryesorë janë Macron dhe Le Pen. Të drejtën e votës e kanë 49 milionë francezë dhe fituesi duhet të marrë mbi 50% të votave, përndryshe shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve me vendin e dytë.

Macron është presidenti aktual që prej 2017-ës dhe për madatin e dytë që kërkon nuk ka qenë i fokusuar tek fushata, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në sondazhin e fundit Le Pen rezultonte në krye me 49% të votave, por që gjithsesi do ta çonin në një raund të dytë.