Ajo u kthye në një prej imazheve simbol të masakrës së Bucha-s, duke mbushur faqet e para të mediave online dhe gazetave print në të gjithë botën.
E kemi fjalën për një dorë të nxirë nga sulmet dhe të shtirë në gjendje të lirë në tokë. Trupi i saj u gjet i shtrirë në anë të rrugës pranë biçikletës, me krahun e shtrirë anash. Thonjtë e saj të kuq dhe rozë bien në sy mes papastërtive. Pasi fotoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe teksa ngjarjet tragjike brenda qytetit nga pushtuesit rusë po faktoheshin, kjo dorë bëri xhiron e botës
Dora në foton tronditëse, rezulton, se i përkiste 52-vjeçares Iryna Filkina – një grimiere dhe blogere aspiruese që postonte mësimet në faqet e saj në mediat sociale.