Kryeministri Edi Rama se bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, po prezantojnë rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se për Këshillimin Kombëtar kanë marrë pjesë mbi gjysëm milioni qytetarë.

‘Rezultatet e Procesit të Këshillimit Kombëtar. Natyrisht ka pasur në këtë proces një intereferencë të padëshiruar që lidhet me mbarë botën siç është lufta në Ukrainë. Kemi vazhduar gjithësi të kemi shumë pjesëmarrje. E kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar dhe mbi gjysmë milioni qytetar kanë plotësuar formularin. Jam me drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Qeverisje, e cila ka koordinuar procesin dhe falë përfshirjes së Instatit, për këtë shërbim në këtë proces kemi arritur ta përfundojmë këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv. Kemi gjëra që duhen përmirësuar. E rëndësishme është që qytetarëve tu shpërblejme besimin dhe tu japim mbrapsht atë që mertiojnë dhe që zëri i tyre të kthehet në respekt.’- tha Rama.