Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të tijtë duke u thënë se kjo është koha që të gjithë duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të kthejnë ndjenjën e sigurisë tek qytetarët, e cila për shumë arsye është venitur sipas tij. Ai tha se një tjetër arsye përse duhet ta bëjnë këtë gjë socialistët, është sepse nuk ka asnjë forcë tjetër politike ne vend që mund të përgjigjet.

“Garancia jonë për shqiptarët duhet të jetë tanimë përgjigjja jonë e fortë që duhet të shkojë përtej kësaj përballje me pasojat e luftës dhe jetës tonë të përditshme. Lufta do të mbarojë ndërkohë që kjo garanci duhet të qëndrojë aty si kulturë qeverisjeje që ne kemi që në krye të herës që përpiqemi ta ndërtojmë, por është ende e çalë. Ky është momenti për ta ngritur në këmbë. Ne duhet të dalim më të fortë nga kjo krizë. Duhet të garantojmë vijimësinë e zhvillimit për të garantuar sigurinë e njerëzve të këtij vendi.

Duhet ti bëjmë bashkë si pjesë e të jetës dhe bashkësi shqiptare dhe jo ti ndajmë majtas djathtas si banorë kampesh të ndryshme politike. Kjo është një kohë e jashtëzakonshme dhe nuk kërkon vetëm para, por më shumë se asnjë herë tjetër kërkon lidership, siguri dhe përkujdesje sepse ka rritur ndjenjën e pasigurisë si rezultat i shumë gjërave dhe se askush në asnjë vend nuk është më i qetë.

Përfaqësuesit e kësaj partie që është partia më e madhe e gjithë shqiptarëve, duhet të zgjidhin probleme e të adresojnë halle, deputetët duhet të qajnë hallet e njerëzve dhe jo të tyret, t’i bëjnë mendjes një thirrje, gjitha ca jeni këtu bashkë me mua, një thirrje të jashtëzakonshme mendjen s për këtë kohë të jashtëzakonshëm, ky është komen ti për tia vënë shumë fort gishtin kokës se është kaq shumë detyrimi ynë, se përveç të tjerave ska asnjë tjetër në këtë vend që mund ta mbajë këtë detyrim, që të ushqejë me fjalët he me veprimet e vendimet, ndjenjën e sigurisë.