Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë e përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Rama bëri me dije se për momentin nuk ndahen nga RMV, por nëse nuk hapen negociatat në qershor do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut.
“Kemi përsëri në Tiranë komisionerin e BE për zgjerimin e fqinjësinë me të cilin patëm një diskutim të gjerë dhe shumë të hapur si gjithmonë mbi aktualitetin e procesit të integrimit mbi marrëdhëniet rajonale natyrisht edhe lidhur me situatën e luftës në Ukrainë si dhe me pasojat e saj mbi ekonominë e vendeve tona. Patjetër që folëm edhe për stacionin e ardhshëm të afërt mbledhjen e KE ku do diskutohet përsëri çështja e hapjes së rrugës ose jo për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.
Siç e dini të gjithë kjo nuk është një çështje që lidhet me ca kemi bërë apo nuk kemi bërë ne, apo me ndonjë rezervë të KE ndaj Shqipërisë, nuk ka asnjë rezervë, por me ngërçin e krijuar nga vetoja e bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
E ndava me komisionerin që ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si pozicion konstruktiv të lidhur me Maqedoninë e Veriut e në komformitet me Këshillin për mos ndarjen. Por po ashtu e informova edhe me faktin se ne e kemi kryer një proces këshillimi ku janë pyetur qytetarët shqiptarë nëse do ishin dakord që në rast se edhe pas këtij 6-mujori me përfundimin e presidencën franceze, gjendja mbetet e pandryshuar Shqipëria të ndryshojë kursin dhe të kërkojë haptazi ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Po kjo mbetet për tu aktivizuar si qasje pas mbledhjes së KE e deri tani në këtë takim ne jemi në pozicionin që të dy vendet të hapin negociatat,” u shpreh Rama”, tha Kryeministri.