Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi më shumë durim nga Shqipëria për çështjen e çeljes së negociatave. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama teksa ndodhet në Tiranë, Varhelyi tha se është duke punuar me zyrtarët bullgarë dhe maqedonas për veton e vendosur.

Nisur nga lufta në Ukrainë, komisoneri për zgjerimin u shpreh se duhet të përdoren të gjitha mundësitë për vendosjen e stabilitetit në Ballkan.

“Më lejoni t’i kthehem disa temave më pak të gëzueshme. Ne diskutuam edhe luftën në Ukrainë dhe ramë dakord që duhet të marrë fund menjëherë. Ne vlerësuam rolin e rëndësishëm që po luan Shqipëria. Është treguar një partner i vërtetë i ynë.

Tema tjetre madhe e rëndësishme është se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Jam në një tur të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet patjetër që të përdorim gjithçka që kemi në dorë. Nuk mund të kemi një luftë në Evropë dhe të mos përdorim të gjitha mundësitë për të stabilizuar BP. Është e vërtetë, që në këtë proces ne jo vetëm që shikojmë stabilitet por mund ta vendosim afatgjatë.

Prandaj nuk mund të jap aspak kohë atyre që janë të përfshirë që të mos bëjnë atë që duhet bërë. Këtë vendim ta marrim në tryezë. Nëse nuk i marrim atëherë do të thotë që po heqim dorë nga ai mandat. E vlerësojmë shumë durimin e Shqipërisë. Kërkoj pak më shumë durim nga ana juaj. Kjo punë të kryhet gjatë presidencës franceze”, tha ai.