05 Prill, Vatikan- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një vizitë zyrtare në Vatikan ka zhvilluar një takim me drejtues të Ministrisë të Zhvillimit dhe Integrimit Njerëzor.
Nëpërmjet një statusi në Facebook Manastirliu shkruan se forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është me rëndësi për përballimin e krizave shëndetësore.
“Vatikan – Në takim me Kardinal Michael Czerny, drejtues i Ministrisë së Zhvillimit dhe Integrimit Njerëzor në Vatikan, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Ndamë së bashku domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur me solidaritet e bashkëpunim krizave shëndetësore dhe humanitare”, shkruan Manastirliu.