Numri i viktimave civile të Bucha është rritur. “Sipas autoriteteve të qytetit, gjithsej 360 civilë janë vrarë aktualisht, duke përfshirë të paktën 10 fëmijë”, shkruan komisionerja për të drejtat e njeriut në Parlamentin ukrainas Lyudmyla Denisova.

Bilanci i fundit i viktimave ishte ditën e enjte, ku gjithsej ishin 320 viktima. Në Bucha rusët kishin krijuar edhe një dhomë torturash për civilët.