Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Botërore të Autizmit, me një video të momenteve nga aktiviteti me fëmijët e Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.
Ekspozita e pikturës, këndi senso-rekreativ dhe koncerti i organizuar në palestrën e shkollës, i shtuan ngjyra dhe emocione kësaj dite, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe duke përqendruar vëmendjen tek këta fëmijë.
Në statusin e saj shoqërues të videos së veçantë ajo shpreh angazhimin për të punuar më shumë që të sigurojë të drejtat dhe mirëqënien e tyre.
Mesazhi i plotë i ministres:
#DiellJeTi 🌞🌈
Shikoni sa të mrekullueshëm janë këta fëmijë që takova në Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” Tiranë, të cilët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kishin përgatitur një koncert shumë mbresëlenës së bashku me mësuesit e tyre të përkushtuar. Ne do të punojmë më shumë për të siguruar të drejtat dhe mirëqënien e tyre.